-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministra, Nenad Stanojeviç dhe Lazar Raduloviç.

Nenad Stanojeviç është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë ndërsa Lazar Raduloviç është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

“Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës. Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç”, thuhet në komunikatë për media.

Së fundmi i pari i qeverisë kishte emëruar së ministër për Komunitete dhe Kthim, politikanin serb, Nenad Rashiç. Serbët më 5 nëntor në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës edhe në nivel qendror edhe ato komunal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit