Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Disa persona qëlluan me armë zjarri drejt tre të tjerëve që ishin në veturë. Fatmirësiht nuk raportohet se ka të lënduar.
“Një qytetar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.
Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar. Nuk raportohet për të arrestuar” njofton policia e Kosovës.