-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji për mbledhjen e firmave të deputetëve të PD-së: Ka ende mendime ndryshe

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji, i cili ka marrë përsipër mbledhjen e firmave të deputetevë të grupit parlamentar të PD-së për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt, tha se ka pasur komunikime të vazhdueshme me kryedemokratin, Sali Berisha.

Salianji u shpreh se ka brenda partisë së demokratëve ka deputetë të cilët kanë mendime të ndryshme.

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të bëhet asgjë për të ndryshuar mendimet e demokratëve.

Salianji tha se aktualisht janë në betejë me qeverinë dhe për momentin duhet të fokusohen tek kjo e fundit.

“Po kam pasur komunikim, pa diskutim, shoh që ka qëndrime të caktuara. Ka fraksione dhe shprehës të mendimit ndryshe, ka njerëz që mendojnë ndryshe dhe unë nuk ua ndryshoj dot qëndrimit. Ka bashkime që bëhen edhe duke pasur mendime ndryshe, ka beteja brenda partisë, pork a dhe beteja me qeverinë. Në këto momente ne jemi në betejë me qeverinë dhe duhet ta bëjmë këtë gjë”, tha Salianji.

Ai ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së për të bashkuar Partinë Demokratike.

Kjo nismë ka filluar prej javësh dhe deri më tani është raportuar se ka mbledhur 20 firma.

Në mes të kësaj nisme, Alibeaj vendosi të përjashtonte katër deputetë nga grupi, me argumentin se nuk kishin reflektuar nga aktet e dhunës që ndodhën në selinë blu në protestën e 8 janarit. Qëllimi ishte pakësimi i firmave, por nisma vijon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit