-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentativa e policit serb për të vrarë ambasadorin e OSBE-së, u shpëtua nga truproja

Kryesoret

24 vjet më parë, më 13 janar të vitit 1999 një polic serb tentoi ta vriste në Prishtinë ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Ky i fundit i tregoi botës për krimet që Serbia kreu ndaj popullatës civile në Kosovë.

Në një intervistë me KosovaPress ambasadori Walker tregoi se si i shpëtoi atentatit.

Kjo tentativë vrasje erdhi nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

Sipas Walker ngjarja është cilësuar si incident dhe për këtë thotë se nga autoritetet serbe kishte marrë përgjigje qesharake.

Ishin truprojat e tij, ata që e shpëtuan nga një granatë dore me të cilën polici serb ia kishte mësyrë ta vriste.

“… Një ditë para masakrës së Reçakut, ne patëm një incident këtu, në rrugë, ku disa policë serbë, besoj policë nga Beogradi, patëm një incident të vogël, dhe truprojat e mia të sigurisë, të gjithë të rinj kosovarë, djem të rinj, ata menduan se panë një nga këta policët serbë të vinte kundër meje me granatë dore, unë nuk pashë një granatë dore, por më futën në një makinë të blinduar, më çuan në zyrë, unë insistova të kthehesha në rrugë këtu ku ishte banesa ime dhe fola me disa policë, policë serbë, dhe ata nuk dolën me përgjigje shumë të mira për atë se çfarë kishte ndodhur, kërkova të takohesha me komandantin e tyre dhe më në fund takova komandantin, dhe sipas Millosheviçit, siguria ime ishte përgjegjësi e qeverisë së Serbisë, dhe unë thashë, mirë, një nga policët tuaj, mendohet se më ka ardhur me një granatë dore, dhe nuk e di nëse është e vërtetë, por kur u përpoqa të hetoja dhe të zbuloja se çfarë kishte ndodhur, mora përgjigje qesharake”, thotë ai.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë tregon edhe se serbët e kishin mohuar madje një gjë të tillë. Madje ai tregon saktësisht se edhe më kë kishin kontaktuar për të hetuar rastin.

“Fola me gjeneralin Lonçar, i cili ishte lidhja ime e komunikimit me Millosheviçin. Unë fola me Nicola Shainoviç, i cili ishte zëvendëskryeministri përgjegjës për Kosovën, u thashë se kjo ka ndodhur dhe ata më thanë, nuk ndodhi, se truprojat e mia po gënjenin. Nuk e di se sa e vërtetë ishte kjo, por ishte një incident, nuk ishte një incident i këndshëm, dhe një polic serb shumë i dehur u fut në një makinë policie dhe u largua i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë me një kallashnikov pranë tij, dhe unë pyes se a është kjo mënyra se si i pyet njerëzit këtu, e le të futet në një makinë policie me automatik brenda, gjithsesi, ishte një incident shumë i çuditshëm dhe sot erdha këtu me truprojën time kryesore, dhe ai më tregonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, dhe më thotë se ishte një tentim vrasje për të më vrarë. Unë nuk e dija këtë, ata kurrë nuk më thanë këtë”, tregon Walker.

Walker tha se nëse nuk do t’i shpëtonte atentatit dhe nëse bota nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, ngjarjet do të kishin një tjetër rrjedhë.

“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Sa isha këtu, pas kësaj, kur kthehesha në Kosovë për të vizituar Kosovën e lirë dhe të pavarur, njerëzit shpesh më pyesnin, a nuk ke frikë se dikush do të tentojë të të vrasë? Unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar për këtë. Unë nuk kam qenë shok i Sllobodan Millosheviçit, por e dija se ai ishte shumë inteligjent për të vrarë një ambasador amerikan. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin bërë atentat, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur.

Unë mendoj se, ideja ime, besimi im është se, për shkak të asaj që ndodhi në Reçak, arrita atje menjëherë, i tregova botës me ndershmëri atë që kisha parë dhe kush mendoja se ishte përgjegjës, dhe kjo filloi një shpërthim lajmesh, gazetarë si ju, nga Kosova, nga Serbia, nga Evropa, nga e gjithë bota, dhe sa më shumë që Millosheviçi u përpoq të thoshte që ‘Walker gënjen, Walker nuk e di se për çfarë po flet, Walker punon për CIA-n’, të gjitha këto budallallëqe, Millosheviçi dhe Vuçiç, dhe Shainoviç thanë për përshkrimin tim për Reçakun, ata më shpallën persona non grata, gjë që bëri lajme të mëtejshme në mbarë botën, dhe gazetarë nga e gjithë bota erdhën këtu të dinë çfarë ndodhi në Reçak, kush është ky njeri Walker? Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin vrarë mua, nëse askush nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, nuk jam i sigurt nëse Kosova do të ishte një vend i pavarur, i lirë e demokratik në Ballkan sot. Ju do të mund të kishit qenë ende një krahinë e Serbisë, duke jetuar në kushtet se si e trajtonin popullatën shqiptare këtu”, thotë ambasadori Walker.

Tentativa për të vrarë ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker ndodhi 13 janarin e vitit 1999 në zonën e njohur “Qafa” në Prishtinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit