Një anije pranë portit të Durrësit është përfshirë nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa shërbimi hidrografik ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se anija kishte një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë ndërsa në bord valëvitej një flamur panamez.
Anija që ka marrë zjarr është Kledis Mari me pronar shqiptar.
Raportohet se zjarri ka rënë në depon e anijes ku mbanin objekte të ndryshme.
Nga flakët nuk ka paSur të lënduar përveç dëmeve materiale.
Gjithashtu raportohet se situata është nën kontroll.