-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në Prishtinë mes punonjësve të autobusit dhe një shoferi, situata shkoi deri në armë

Kryesoret

Një përplasje verbale dhe ekspozim të armëve raportohet se ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ngjarja fare lehtë ka mundur të eskalojë dhe të shndërrohet në një tragjedi.

”Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr.4 ka ndodhur një zënkë midis një shoferi të një veture dhe punonjësve të autobusit. E gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta”, thuhet në raportim.

“Në debat e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrë armën të cilën e kishte mbushur me plumba”.

“Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të gjithë udhëtarëve nxori plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për t’i gjuajtur në bërllok pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para, kishe thirrur policinë”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në lidhje me këtë incident është sekuestruar një armë zjarri dhe palët e përfshira janë shoqëruar në polici.

“Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira./ Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit