-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli mban “peng” Salianjin! Shtyhet për herë të shtatë vendimi për “Babalen”

Kryesoret

Shtyhet herë të shtatë gjyqi në Apel për dosjen “Babale” ndaj deputetit të PD, Ervin Salinaji. Sipas njoftimit të gjykatës, shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. Ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca e radhës.

Njoftimi
Pershendetje
Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj. Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.

Çështja Babale
Çështja “Babale” nisi në vitin 2018 pas një video-përgjimi të publikuar nga selia e PD-së. Në këtë audiopërgjim shtetasi Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babale, pretendonte se fliste me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për çështje që lidheshin me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Por sipas organit të akuzës kjo nuk është e vërtetë dhe kërkoi dënimin e publikuesve të këtij audiopërgjimi, dënim të cilin Ervin Salianji dhe kryesia e PD-së e konsiderojnë si politik.

Madje opozita më herët ka akuzuar gjyqtaren Edlira Petri se vepron me urdhër politik pasi bashkëshorti i saj, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, është një prej njohjeve më të afërta të Fatmir Xhafajt.

Akuzë kjo që vjen pasi edhe në gjykatë janë duke u shqyrtuar ende çështje të 2017. Dosja ndaj deputetit demokrat dhe gazetarit Jetmir Olldashi është nxjerrë në një kohë kur pritej edhe rishqyrtimi i çështjeve për shkak se në Apel janë emëruar gjyqtarë të rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit