-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të vij aty”! Denoncoi mbesën e “Air Prishtina” për borxhin, daja: Më kërcënoi dhëndri Visar Rexhepi (Mesazhet)

Kryesoret

Merr përmasa të tjera denoncimi që “5pyetjet.al” publikoi në datë 11 Janar të një qytetari nga Presheva, që akuzonte mbesën, që është pronare e linjës “Air Prishtina” në Kosovë, që sipas tij i kishte një borxh të vjetër 115 mijë franga.

Rushit Ahmeti (Ukshini) nga Presheva denoncoi te “5pyetjet.al” se djemtë e motrës tjetër (jo nënës së Lejla Sallahut) e kanë kontaktuar pas lajmit. Por jo vetëm kaq.

Rushit Ahmeti publikon edhe mesazhet kërcënuese që sipas tij i ka dërguar në vitin 2018 “këngëtari Visar Rexhepi nga Shkupi i cili është dhëndërr i Bexhet Sallahut.

Gruaja e tij Afijeta Sallahu është motra e Lejla Sallahut” shprehet ai.

Por çfarë shkruhet në mesazhet, që Ahmeti pretendon se janë dërguar nga Visar Rexhepi?

Ai i kërkon që të ndalet me vijimin e kësaj historie pasi në të kundërt, i thotë se do të ketë pasoja nga njerëzit që do i dërgojë.

Rushit Ahmeti i përgjigjet duke i thënë që t’i kthejnë borxhin dhe nuk do të merret më me familjen e tij.

Por ky nuk ishte kërcënimi i parë. Ahmeti thotë se vite më parë një person me emrin Bekim Destani e ka ndjekur pranë shtëpisë duke i kontrolluar lëvizjet duke i bërë presion.

Kjo erdhi pasi i theu zyrën mbesës në Prishtinë, Lejla Sallahut pasi nuk i ktheu lekët që i mori borxh.

Por cila është zanafilla e konfliktit të dajës me mbesën që sot është pronare e “Air Prishtina”? Lexoni në linkun më poshtë lajmin e plotë.

Daja denoncon mbesën pronare të “Air Prishtina”: Nuk më jep borxhin 115 mijë franga (E plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit