-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka qetësi nga tërmeti! Tre pasgoditje pas shkundjes së fortë

Kryesoret

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 22:37 minuta të kësaj të diele në të gjithë Shqipërinë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Xibër të Dibrës, dhe kishte një thellësi prej 2 kilometrash. Kjo ishte arsyja, pra thellësia e cekët që u ndje shumë.

Tërmeti u pasua nga tre paslëkundje me magnitudë më të vogël, 4.1, 2.1 dhe 2.7 të shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë shumë në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se paraprakisht raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, tha Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit