Lëkundje të forta tërmeti u regjistruan mbrëmjen e sotme në vend. Lëkundjet u ndjenë më disa qytete përfshi kryeqytetin. Pas kësaj, qytetarë të shumtë kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes lëkundjet kanë shkaktuar dëme në Xibër të Klosit, por fatmiresisht pa të lënduar ne njerez.
Disa prej banorëve thanë se do ta kalojnë natën jashtë. “Tërmeti ishte shumë i fuqishëm, mbajti për disa sekonda. Kemi dalë nga banesa.
Është çarë goxha nga lëkundjet e tërmetit të kaluar të gjithë banorët kanë dalë jashtë nga frika. Kanë dalë me fëmijët e vegjël dhe banorët janë shumë të shqetësuar” u shpreh njëri prej banorëve të pallatit të dëmtuar.