-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 milionë kërkesa për bileta për të parë debutimin e CR7 kundër Messit

Kryesoret

Janë bërë mbi dy milionë kërkesa për bileta për ta parë ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite në sfidën kundër Paris Saint-Germainit.

Më 30 dhjetor, ish-futbollisti i Manchester Unitedit nënshkroi kontratë shumëmilionëshe me klubin Al Nassr me bazë në Riad ku do të luajë për 2 vite e gjysmë.

Mirëpo, pezullimi për dy ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit sipas rregullave të FIFA-s ka lënë portugezin pa debutuar me Al Nassr.

37-vjeçari do të jetë në dispozicion të skuadrës më të mirë që është kombinim i Al Nassr dhe Al Hilal që do të përballet ndaj PSG-së së Lionel Messit më 19 janar.

Takimi miqësor do të zhvillohet në King Fahd Stadium në kryeqytetin saudit që ka kapacitet prej 68.000 ulësesh.

Burimet e ESPN thonë se biletat janë shitur brenda minutash pas nisjes së shitjeve.

Mbi dy milionë tifozë kanë bërë kërkesa për ta shikuar nga afër yllin portugez për më shumë ai do të luajë ndaj rivalit të përbetuar, Lionel Messi.

CR7 dhe Leo janë përballur plot 36 herë me klube dhe përfaqësuese, ndërsa Messi udhëheq me 16 fitore kundrejt 11 triumfeve të Ronaldos (nëntë herë kanë luajtur baras).

Argjentinasi i ka shënuar 22 gola në këto takime, kurse portugezi një më pak 21.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit