Një 27-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Fier, pasi ka kanosur një person.
Mësohet se shtetasi me iniciale L.H., ka kanosur me pistoletë lodër një qytetar dhe se sendi është përdoru në mënyrë të kundraligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 27 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka kanosur me pistoletë lodër, një shtetas. Sendi i përdorur në mënyrë të kundërligjshme, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.