-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SIMPTOMAT/ Konfirmohet virusi i rrallë RSV në Shqipëri, një 16-vjeçar në intubim!

Kryesoret

Përpos gripit që ka mbërthyer keqazi popullatën në më shumë se dy javë, Shqipëria kërcënohet edhe nga një tjetër virus. Bëhet fjalë për RSV, një virus që prek kryesisht moshat pediatrike duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe në sistemin nervor qendror.

Dje është konfirmuar rasti i parë në vendin tonë, një 16-vjeçar, gjendja e të cilit është përkeqësuar brenda ditës duke u futur në intubim. Për fat të mirë, ai ndodhet në gjendje stabël tanimë. Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, është prononcuar për këtë rast, duke shpjeguar simptomat e të prekurit si dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Sonila Brato deklaroi se virusi RSV është i rrezikshëm, sepse prek rrugët respiratore te fëmijët. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin, bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP.

Sipas shefes së Infektivit, një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperatura ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit. Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit