-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërheqja e Alibeajt në Apel? Berisha: Pranoni që vulën e kam unë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se grupi i Enkelejd Alibeajt me vendimin për të hequr dorë nga kërkesa në Apel për bashkimin e statuteve të dy kuvendeve të korrikut dhe dhjetorit të 2021-shit, “njohur kuvendin e 11 dhjetorit” të organizuar nga vetë ai, që më pas gjykata e shkallës së parë e njohu duke i dhënë vulën.

SQARIM! Gjykata pushon kërkesën e Alibeajt për statutet! Çfarë ndodh tani me vulën e PD-së?

“Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten. Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive.

Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës.

Është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë.

Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit