Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë rekrutimin e shtetasve serbë për luftën në Ukrainë.
Vuçiç ka kritikuar mediat sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat ‘Grupi Wagner’ u bën thirrje vullnetarëve t’i bashkohen radhëve të saj.
“Pse Wagner fton dikë nga Serbia, kur e dinë se është kundër rregulloreve tona?”, ka theksuar Vuçiç.
Vullnetarët serbë luftuan përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Askush nuk i di shifrat e sakta, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014. Ligji serb i ndalon qytetarët e vendit të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit dhe disa janë dënuar për këtë. /Reuters.