-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermanët zbulojnë atentatin e planifikuar ndaj kreut të LDK, kërcënime edhe ndaj deputetëve të tjerë

Kryesoret

Të mërkurën pasdite u raportua nga media kosovare një kërcënim ndaj liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.

Lidhur me këtë ka dhënë detaje Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se PK-ja është duke hetuar këtë rast duke e quajtur si “kanosje”.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi.

Mediat raportuan se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë.

Po ashtu këto organe kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Mësohet se motivi i kërcënimit ishte politik.

Ndërkaq synim kërcënimi  ishin Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi./ Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit