Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë Mustafa Meçaj 64 vjeç, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.
Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.