-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim nga SPAK për korrupsion, arrestohet vlonjati/ Emri

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë  Mustafa Meçaj 64 vjeç, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Arsen Shyti, 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve”.

Miky Ibrahimi, 44 vjeç, banues në Vlorë u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Eliton Demiraj, 41 vjeç, banues në Vlorë u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit