Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona për vepra penale të ndryshme.
A. H 45 vjeç, banues në Fier u arrestua pasi Gjykata e Apelit Korçë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 45-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërsa E. Xh 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 2 kartëmonedha me prerje 100 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu policia arrestoi L. Ll 36 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.