Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra penale të ndryshme. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se shtetasit J. Xh 23 vjeç dhe L. L.26 vjeç, u arrestuan pasi gjatë kontrollit në ambientin ku po qëndronin, shërbimet e policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis.
Për këtë rast u procedua penalisht edhe A. D 23 vjeçe, për moskallëzim krimi.
Ndërsa shtetasi D. M 39 vjeç, banues në Tiranë u ndalua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. I 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Sh. H 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 17.01.2023, në rrugën “Thanas Ziko”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. P., një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.