Një burrë nga Massachusetts i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, e cila nuk është parë që nga Viti i Ri kishte kërkuar në Google mënyra për të “copëtuar dhe mënyra më të mira për asgjësimin e një trupi”, tha një prokuror sot.
Prokurorët urdhëruan që Brian Walsh të mbahej pa kusht, duke e akuzuar atë për vrasjen e gruas së tij. Burri u arrestua më 8 janar për mashtrim të hetimeve të policisë për zhdukjen e 39-vjeçares, nënë e tre fëmijëve.
Kërkimi filloi pasi punëdhënësi i saj në Uashington, firma e pasurive të paluajtshme Tishman Speyer e raportoi atë të zhdukur më 4 janar.
Në atë kohë, Brian Walsh ishte në arrest shtëpiak në pritje të dënimit në gjykatën federale në Boston pasi u deklarua fajtor në vitin 2021 për shitjen e veprave të rreme të Andy Warhol bazuar në pikturat që ai mori nga një mik i vjetër dhe nuk u kthye më.
Brian Walsh fillimisht u tha hetuesve se gruaja e tij u largua nga shtëpia e tyre në Cohasset në fillim të 1 janarit nëpërmjet një shërbimi taksi për të shkuar në Uashington për punë.
Walsh shkoi në një dyqan për të blerë pajisje pastrimi dhe një sëpatë dhe se të dhënat e vëzhgimit me video dhe telefon treguan se më 3 janar ai hodhi thasë me plehra në kosha plehrash në vende të ndryshme.
Disa thasë tashmë ishin mbledhur dhe djegur, tha prokurori. Megjithatë 10 çanta përmbanin sende të lyera me gjak, si dhe një sharrë hekuri, kartën e vaksinimit Covid-19 të Anna Walsh dhe çizmet që ajo ishte parë të mbante për herë të fundit.