Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi është kapur me bizhuteri me vlerë rreth 60 mijë euro në makinë, të cilat dyshohen se i kishte vjedhur.
Ai është arrestuar nga brigade e doganës Modane, pasi gjatë kontrollit të kryer në mjet janë gjetur mbështjellë me copa pëlhure 3 grumbuj me bizhuteri, të cilat përfshinin 154 gjerdanë, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe 1 orë Rolex me vlerë rreth 10 mijë euro, të cilat shkojnë në vlerën 57 mijë e 280 euro.
Sipas mediave të huaja shqiptari ka deklaruar se bizhuteritë ja kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri.
Gjykata e Albertville e ka dënuar shqiptari 18 muaj burgim dhe gjobë të barasvlershme me bizhuteritë e vjedhura.