Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i zgjedhur në qarkun e Lezhës denoncon gjendjen e përmbytjeve në këtë zonë.
Ai i cilëson katastrofike dhe kërkon ndërhyrjen e pushtetit lokal dhe qendror për të ndihmuar banorët.
“Uji vershon kudo, në shtepi dhe biznese. Baterdia urbane po shfaq pasojat e saj në çdo stine në kurriz të qytetarve.
I bëj thirrje Bashkisë Lezhë dhe punonjesve të saj, emergjencave civile, qeverisë që të jenë pranë qytetarve në keto momente te veshtira.
Duhen akte dhe jo fjale. Duhet ndihme dhe jo propagandë. Duhet nderhyrje dhe jo sehir” shkruan ai.