-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë: Veliaj la 1500 familje pa shtëpi në Kombinat

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi sot nga zona e Kombinatit se si “mashtroi Erion Veliaj familjet e pastreha të prekura nga tërmeti”.

Ai tha se zona e Kombinatit pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe si pasojë rreth 1500 familje mbetën të pastreha.

Por familjet e prekura nga tërmeti, sipas tij nuk i kanë ende në dorë çelësat e banesave të reja, pavarësisht premtimeve të shumta nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“As shorti për këto familje nuk është zhvilluar, duke shënuar një premtim tjetër të shkelur. Nga verifikimi në terren rezulton se ka ende shumë punë deri në përfundimin e pallateve, një pjesë për të cilët sapo ka filluar.

Në 22 qershor 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se brenda vitit 2022 do të futeshin në banesa familjet e para, të prekura nga tërmeti në zonën e Kombinatit.

“Tani që kemi hapur totalisht kantierin, në disa pjesë kemi avancuar dhe do të jemi gati për të futur këtë vit familjet e para, siç është ndërtesa pas meje”, premtoi Veliaj.

Edhe në 16 dhjetor të vitit që lamë pas, kryebashkiaku i Tiranës bëri një tjetër premtim për familjet e pastreha të Kombinatit.

“Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit”, premtoi Veliaj.

Nga një verifikim në terren në zonën e Kombinatit, për të parë nga afër si po ecën procesi i ndërtimit të pallateve, rezulton se puna nuk ka përfunduar dhe ende asnjë familje nuk është strehuar aty.

Çdo ditë do t’i kujtojmë Erion Veliaj nga një premtim të pambajtur dhe do t’i faktojmë konkretisht mashtrimet e tij.

Më 14 Maj banorët e kryeqytetit do të ndëshkojnë me votë Kryemashtruesin dhe Kryehajdutin e Tiranës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit