Luiz Ejlli nuk ka dyshim se është njëri nga personazhet më të komentuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP.
Ai ka marrë vëmendje të madhe që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për shkak të historisë që ka trajtuar, ngacmimeve të njëpasnjëshme e po ashtu edhe për batutat me konkurrentët e tjerë.
Ditën e sotme (e enjte) në një bisedë me Bjordin, këngëtari i njohur ironizoi duke përmendur disa emra që kanë qenë pjesë e edicionit të parë të këtij formati.
“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë ish-banorja Beatrix Ramosaj, e cila ia ktheu në të njëjtën mënyrë.