Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare facebook i ka dalë në mbështetje protestës së sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët këta të fundit kërkojnë dhënien e provimit të jurispodencës në gjiuhën shqipe një e drejtë Kushtetuese e mohuar nga institucionet përgjegjëse në RMV.
Sipas OVL UÇK, kauza e tyre është e drejtë dhe se gjuha shqipe nuk është nder i falur nga sheti apo negociuar nga marrëveshjet politike.
Postimi i OVL-UÇK
OVL UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë.
Shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike. Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta.
Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet.