-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prefektja bën bilancin e përmbytjeve në Shkodër: Rrugët, Oboti dhe shkarkimet

Kryesoret

Shkodra është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu.

Prefektja Majlinda Angoni ishte në zonën e Obotit ku inspektoi situatën e krijuar nga moti i keq dhe theksoi se deri më tani situata është e menaxhueshme.

Aktualisht në rrugën e Obotit ka prezencë të lartë të ujit dhe është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

“Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli i shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një gjë normale.

Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës që ka impaktu edhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyçe. Jemi në menaxhim.

Kemi rënie ortekësh, rruga Qafë Thore-Bigë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet të bëhen me zinxhirë.

Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit