-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistroi një video në makinë pa rripin e sigurisë, Sunak: Më falni, ishte një gabim

Kryesoret

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka kërkuar falje për gabimin e tij kur hipi në një makinë pa vendosur rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër për mediat sociale, tha sot një zëdhënës i Downing Street.

Videoja, në të cilën Sunak flet për raundin e fundit të financimit të qeverisë që synon përmirësimin e komuniteteve në të gjithë vendin, u shpërnda gjerësisht në mediat sociale ndërsa kryeministri britanik iu drejtua kamerës nga pjesa e pasme e një makine pa vendosur rripin e sigurimit.

“Ishte një gabim i shkurtër gjykimi. Kryeministri hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër ”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Downing Street.

“Ai e pranon plotësisht se ishte një gabim dhe kërkon falje”.

Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim, si për shërbimet e urgjencës, në një taksi.

I pyetur nëse Sunak kishte ndonjë përjashtim gjatë hipjes në një makinë qeveritare, zëdhënësi u tha gazetarëve: “Ishte një gabim dhe ai kërkoi falje . “

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit