-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Loris Karius rikthehet në Premier League, Newcastle nënshkruan kontratë me gjermanin

Kryesoret

Loris Karius ishte në provë te Newcastle prej muaj dhe tashmë ekipi ka vendosur të nënshkruajë me gjermanin.

29-vjeçari mbeti pa klub në korrikun e vitit të kaluar, ndërkohë që Newcastle e mori në provë më 12 shtator.

Prova ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur t’i dhurojnë një kontratë.

 

Me anë të një postimi në Twitter, Newcastle njoftoi se ka firmosur kontratë me Karius deri në fundin e këtij sezoni.

Skuadra e Eddie Howe po garon për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe përkohësisht renditet në vendin e katërt.

 

Karius njihet për gabimet e mëdha në ndeshjen finale të Champions League të vitit 2018 mes Liverpool dhe Real Madrid.

Gabime të cilat çuan në humbjen e finales dhe titullit kampion të atij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit