-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëbora bllokon Rrugën e Arbrit, Policia: Ja itinerari që duhet të ndiqni për në Tiranë dhe anasjelltas!

Kryesoret

Për shkak të motit të keq, rruga e Arbrit është bllokuar, ndërsa policia thotë se po punohet për pastrimin e saj.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibër kanë rënë  reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit ,  bypass- Qafë Murrizë, është  bllokuar dhe subjekti konttaktor për mirëmbajtjen e  rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila thekson se në rast nevoje për ndihmë të telefonohet në numrin 112 ose të njoftohet Komisariati Dixhital.”, njofton Policia Rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit