Rrjeti po zien nga dilema e futjes apo jo të Butrint Imerit në spektaklin reality-show “Big Brother VIP”.
Këngëtari ka një histori të shkuar me Kiara Titon që kur ata ishin 20 vjeç. Që atëherë kanë kaluar shumë vite dhe megjithëse të dy kanë treguar se është mbyllur si histori, Butrinti ka postuar foton e Kiarës me kurorë në integrimin e tij.
Gjithashtu Butrinti ka paralajmëruar për një surprizë të madhe të shtunën, duke mos dhënë detaje nëse është ndonjë projekt muzikor apo dot të bëhet pjesë e BBV.
I pyetur në emisionin “Wake Up” për hyrjen e Butrintit të shtunën në shtëpinë e “BBV”, regjisori Eduart Grishaj as nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi gjë:
“Dy konkurrentë shumë të fortë janë gati”- tha ai, duke e lënë ende publikun me pikëpyetje për futjen e Butrintit.