-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Elbasani: Themelimi i PD-së në këtë qytet ngjarje historike

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij në 32-vjetorin e themelimit të PD-së tha se pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në këtë qytet është ngjarja më historike në tërë historinë e tij.

“Të dashur, demokrate dhe demokratë të Elbasani të pranishëm në këtë sallë.
Qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar kudo që jeni sonte!
I dashur Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë!
I dashur Luçiano Boçi, kandidati ynë për bashkinë e Elbasanit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike!
Miku im i gjithmonë, i kahershëm, Aurel Bylykbashi.
Doktor, Braho, miq nga zemra ju uroj sot gëzuar këtë ditë, të bardhë, të bekuar për ju, për qytetarët e Elbasanit kudo që janë sot.
Elbasani është një qytet me histori. Ai në kohëra ka qenë gjithnjë njëri prej qyteteve më të mëdha të shqiptarëve. Elbasani ka qenë epiqendër në aksin kryesor të rrugës Egnatia në perandorisë Romake.

Elbasani ka kontribute të mëdha në histori. Ndofta në Elbasan, më bukur, më madhërishëm se kudo tjetër, shkrihet në një shpirti i shqiptarëve gegë dhe tokës, muslimanë dhe të krishterë. Është në këtë aspekt, trungu i vërtetë i kombit tonë.
Miqtë e mi, ju sot duhet të ndiheni krenarë sepse në historinë e këtij qyteti të lartë, i përshkruar si qyteti i qindra çezmave, qindra sarajeve, 4-6 mijë banesave qytet me portin e vet në Spitallë, i cili impresiononte çdo udhëtar që kalonte, por do të ju them këtu ju se në historinë e tij, pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në këtë qytet është ngjarja më historike në tërë historinë e tij.

Themelimi i PD në Elbasan i solli qytetit oksigjenin e jetës. Liria është oksigjeni i jetës politike shoqërore të njeriut dhe shoqërisë. Elbasani vetëm një ditë pas themelimit të PD në Tiranë, u ngrit i tëri në këmbë, u përball me tanke, autoblinda me egërsi të pashoqe të regjimit. Kronikat e botës shkruanin se Ramiz Aliaj që në datën 11 u tregua një Gorbaçov në datën 13 tregoi fytyrën e tij të vërtetë të Brezhnjevit, diktatorit, në Elbasan, Shkodër e me radhë. Por ju nuk u mposhtët, themeluat degën e PD dhe e shndërruan në një nga degët më të fuqishme të kësaj partie.

Përulem me nderim të pafund, me mirënjohje të pakufishme para të gjithë atyre, intelektualëve, qytetarëve, punëtorëve të këtij qyteti që themeluan këtu degën e PD. Ju sot duhet të jeni krenar sepse e thënë edhe njëherë, nga shpallja e pavarësisë, PD-ja realizoi këtu veprat më të rëndësishme.”, tha Berisha. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit