Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka takuar homologun ukrainas në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u zhvillua në Bazën Ajrore në Ramstein, Gjermani më 20 janar 2023. Peleshi shprehet se Shqipëria i bashkohet mbështetjes ushtarake me një paketë tjetër donacioni të konsiderueshëm.
“Me Ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov, në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve z. Lloyd J. Austin III, ku Shqipëria i bashkohet mbështetjes ushtarake me një paketë tjetër donacioni të konsiderueshëm.
Të unifikuar, në krah të popullit të Ukrainës, që po qëndron fort në emër të lirisë përballë një agresioni të pajustifikueshëm”, shkruan Peleshi.