Një aksident fatal ka ndodhur sot në punë në një kantier ndërtimi në Vigevano, në zonën e Pavias në Itali.
Viktima është pronari i një kompanie të vogël ndërtimi 44-vjeçari Aleks Palushi me origjinë shqiptare me banim në qytet.
Sipas hetimeve policore, ai po pastronte një betonierë të vogël kur u tërhoq nga mekanizmi rrotullues dhe u shtyp.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në Corso Torino 62 në këndin me Corso Togliatti, ku po punohet për rinovimin e një godine të vjetër.
Ndihma e mjekëve dhe zjarrfikësve ishin të padobishme pasi ai kishte ndërruar jetë.