Cristiano Ronaldo dhe Marcelo ishin pjesë e një brezi të artë gjatë kohës së tyre së bashku në Real Madrid.
Dyshja luajtën së bashku për 9 vite për madrilenët krah njëri-tjetrit ku fituan trofe të shumtë duke përfshiheshin 4 herë Champions League.
Kalimi i Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 i dha fund kohës së tyre së bashku dhe vetë Marcelo u largua nga Real Madridi vitin e kaluar dhe iu bashkua skuadrës greke, Olympiacos.
Pavarësisht se nuk janë më bashkë lojtarë miqësia e tyre është shumë e ngushtë.
Megjithatë, ata mund të jenë sërish në një skuadër. Sulmuesi portugez tani është pjesë e Al-Nassr, klub që ka shprehur interesim për mbrojtësin brazilian, sipas gazetarit Aaron Dominguez.
Tani, mbetet të shihet se kur klubi nga Arabia Saudite do të tentojnë nënshkrimin me 34-vjeçarin.
Marcelo me Olympiacos-in ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.