-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE vendos tarifë për pakot e vogla, synon të frenojë importet nga platformat online

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka miratuar vendosjen e një tarife të re për pakot me vlerë të ulët që vijnë nga jashtë bllokut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të importeve, kryesisht nga Kina.

Sipas vendimit, pakot me vlerë deri në 150 euro, të cilat më parë përfitonin nga përjashtimi doganor, do të tarifohen me 3 euro për çdo dërgesë. Masa synon të rrisë kontrollin mbi tregtinë online dhe të mbështesë bizneset evropiane përballë konkurrencës së platformave ndërkombëtare.

Autoritetet europiane raportojnë një rritje të ndjeshme të volumit të këtyre dërgesave në vitet e fundit, ku pjesa dërrmuese vjen nga Kina, përmes platformave si Shein dhe Temu.

Një analizë e BE-së ngre gjithashtu shqetësime për përputhshmërinë e produkteve të importuara me standardet evropiane, veçanërisht në sektorët e kozmetikës, lodrave dhe produkteve të tjera të konsumit.

Me këtë masë të re, Brukseli synon të kufizojë tregtinë e pakontrolluar online dhe të forcojë sigurinë e produkteve që hyjnë në tregun evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit