Ditën e sotme pritet që të vazhdojnë reshjet e shiut mbi vendin tonë. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEO, sot dt.21 Janar dhe ditët në vazhdim, si rezultat i reshjeve me intensitet të ulët, në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm prurjet dhe nivelet priten të bien.
Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare.
Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet në lartësinë mbi 600 m mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet:7 / 12 °C
në vendet e ulëta:9 / 11 °C
në vendet malore:0 / 5 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.