Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Në kryqëzimin e Unazës pranë Myslym Shyrit, një makinë humbi kontrollin duke u përplasur me një kioskë në trotuar.
Deri më tani raportohet se në automjet ishin dy femra.
Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti dhe nëse ka pasur të lënduar.