-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulohet rivotimi i Primareve në Dibër, shkak “pastrimi” i listave

Kryesoret

Përsëritja e Primareve në bashkinë e Dibrës është anuluar pavarësisht se ishte përcaktuar të mbahej ditën e sotme mes të njëjtëve kandidatë të cilët morën pjesë në Primaret e mbajtura në 4 nëntor ku pati një balotazh mes Ismail Ukës dhe Besnik Alkut.

Ismail Uka përballë Besnik Alkut fitoi më pas vetëm me një votë diferencë. Ndërsa ky i fundit nuk pranoi rezultatin pasi votat u numëruan dy herë.

Mësohet se shkak për anulimin e Primareve ditën e sotme është bërë puna përgatitore që po bëhet për “pastrimin” e listave të personave që kanë të drejtë të votojnë.

Për administrimin e procesit të ri zgjedhor, dega e PD Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit ku në përbërje të tij për shkak të problematikave të mëparshme të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit