-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKSHPK apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm me ujin e pijshëm

Kryesoret

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rekomandoi qytetarët që të vlojnë ujin para se ta konsumojnë ose të shfrytëzojnë burime të sigurta dhe ujë të ambalazhuar.

Kjo për shkak se, siç tha IKSHPK më 22 janar, si pasojë e vërshimeve janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime të ujit.

IKSHPK tha se vlimi i ujit është procedurë e thjesht dhe e zakonshme, por shtoi se tani është e domosdoshme të bëhet të parandaluar shpërthime epidemike.

“Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” ka njoftuar më 22 janar se si shkak i reshjeve të dendura me vërshime, vazhdojmë të kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit.

Kjo kompani njoftoi se fabrika e ujit në Shkabaj, është jashtë funksionit dhe do të ketë reduktime të ujit në disa pjesë të qytetit të Fushë Kosovës, Prishtinë, Obiliq dhe Drenas.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitave që ka zhvilluar më 22 janar në komunat e prekura nga vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë, ka thënë se ka shumë ‘kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi’./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit