-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesë dokumentacioni, vihen në hetim 5 administratorët e guroreve në Krujë

Kryesoret

Policia e Krujës gjatë operacionit “Mjedisi” nga kontrolli i ushtruar në territor ka proceduar penalisht 5 administratorë të 5 guroreve për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.
Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, administratorë të dy guroreve.
Si rezultat i kontrolleve në terren, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.
Në përfundim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”, administratorët me inicialet D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B.
Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se disa gurore ishin mbyllur dhe nuk e ushtronin aktivitetin prej disa muajsh.
Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit