Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi që të vriste ish-bashkëshorten e tij.
Ngjarja ndodhi dy netë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Romë.
Pas një debati shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur qëlloi me armë zjarri.
Plumbi dëmtoi xhamin e një lokali i cili ishte i mbyllur.
Menjëherë pas ngjarjes shqiptari bashkë me një tjetër person u arratisën nga vendngjarja.
I pari që u ndalua ishte bashkëpunëtori i tij, ndërkohë që shqiptari u arrestua në banesën e tij ku ishte fshehur në një dollap.
Në vitin 2021 shqiptari ishte arrestuar nga policia pasi akuzohej për keqtrajtim të gruas 40-vjeçare dhe dëmtim të makinës së ish-kunatit të tij.