Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi është kapur me 600 gramë kokainë dhe 4000 euro cash.
Pas raportimeve të shumta nga banorët e pallatit të cilin kishin vënë re lëvizja të dyshimta të shqiptarit në bodrume, policia organizoi një aksion blic dhe e kapi mat 50-vjeçarin.
Në ato momente 50-vjeçari kishte marrë në dorë një çantë, e cila u la në tokë në momentin që mbërriti policia.
Brenda saj u gjetën 614 gram, kokainë, pjesa më e madhe e së cilësh ishte ndarë në doza me nga 5 gram secila.