Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kap duke shitur kokainë në Misano.
Sipas mediave italiane një patrullë ka pikasur të riun natën vonë teksa po lëvizte në mënyrë të dyshimtë.
Policia kishte vendosur ta ndiqte deri sa ai kishte ndaluar para banesës së qiradhënësit të tij.
Gjatë takimit mes të dyve ka ndërhyre patrulla dhe ka zbuluar në xhepat e 27-vjeçarit disa doza kokainë gati për shitje.
Doza të cilat me peshë totale 32 gramë.
Policia e ka arrestuar menjëherë 27-vjeçarin i cili mbetet në pritje për të dalë para gjykatës.