-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat e BE-së vendosin sanksione të reja kundër Iranit

Kryesoret

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suedeze e BE-së më 23 janar.

“Ministrat miratuan një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, që shënjestrojnë ata që nxisin represionin. BE-ja dënon fuqishëm përdorimin brutal dhe joproporcional të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve paqësorë”, tha presidenca suedeze në një postim në Twitter, pa dhënë detaje tjera.

Burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se ministrat e Jashtëm të BE-së do të shtojnë 37 individë në sanksionet e BE-së kundër Iranit më 23 janar.

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.

Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit