Prej ditësh tashmë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të shumta shiu dhe dëbore.
Në qytetin e Vlorës mbetet i pezulluar deri në mbrëmjen e sotme lundrimi për anijet e peshkimit.
Ndërkohë në disa fshatra të Selenicës ka mungesë energjie, ndërsa Lumi Vjosë është në nivelin 4.7 metra, brena shtratit të tij.