-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vraponte drejt shokëve! Ky është adoleshenti shqiptar që i mori jetën treni në Itali

Kryesoret

Mediat italiane zbardhin detaje të reja nga ngjarja tragjike ku humbi jetën Elion Shala 15-vjeç, shqiptar që mbrëmjen e së dielës u përplas nga një tren.

Adoleshenti me origjinë shqiptare ishte lindur dhe rritur në Itali. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:30 në stacionin Chiari ku një tren i “Eurocity” nuk frenoi dot dhe përplasi duke i marrë jetën shqiptarit që po kalonte shinat.

Elioni ishte me miqtë e tij pasi kishin kaluar pasditen bashkë në Romano di Limbardia.

Policia hekurudhore bashkë me policinë kanë zbuluar se djali tentoi të kalonte shinat për të arritur miqtë e tij të cilët ndodheshin nga ana tjetër. Ishte pikërisht ky momenti i tmerrshëm që i mori jetën.

Elioni ishte student i vitit të dytë në gjimnaz dhe prej disa muajsh luante me fanellën e Chiarit në futboll për grupmoshat nën 16 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit