-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja që po e përndjek! Për çfarë akuzohet vëllai i ish-Presidentit Nishani?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot vendosi që të kthente për herë të dytë dosjen në ngarkim të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani, Genci Hickës dhe Gerson Tafës, të cilët akuzohen për korrupsion.

Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për dy mjekët Kostandin Balloma dhe Besim Boçit, të klinikës “Luis Medikal”, ndërkohë që GJKKO, ka kërkuar të merren të pandehur edhe këta dy të fundit.

Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe akuzohen se i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë. Këta të fundit janë personat të cilët dhanë paratë por edhe bënë kallëzimin për 3 inspektorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit