-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia mund t’i dërgojë tanke gjermane Ukrainës pa miratimin e Berlinit

Kryesoret

Polonia po kërkon që vendet që kanë tanke luftarake të prodhimit gjerman, Leopard t’i dërgojnë në Ukrainë, edhe nëse Gjermania nuk dëshiron t’i bashkohet.

“Ne do të kërkojmë miratimin e Gjermanisë, por kjo është një temë dytësore. Edhe nëse nuk e marrim këtë pëlqim, si pjesë e një koalicioni të vogël, ne do t’i dorëzojmë përsëri tanket tona së bashku me prodhime të tjera në Ukrainë. Kushti për ne për momentin është të ndërtojmë të paktën një koalicion të vogël shtetesh dhe për këtë çështje, së bashku me Presidentin polak Duda, zëvendëskryeministrin Blaszczak, po kontaktojmë partnerët tanë në Evropën Perëndimore”, tha kryeministri polak, Morawiecki.

Kryeministri polak theksoi komentet e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila tha se Gjermania nuk do të pengonte nëse Polonia dërgonte tanket gjermane Leopard 2 në Ukrainë.

Gjermania momentalisht ka mbi 350 Leopardë aktivë dhe rreth 200 rezervë, sipas kryeministrit polak dhe shtoi se për këtë arsye Gjermania vërtet mund të ndihmojë Ukrainën.

Protestuesit u mblodhën në mbështetje të Ukrainës nnë përfundim të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, duke bërë thirrje që Evropa të furnizojë Kievin me tanke.

Të hënën, BE-ja shqyrtoi dhe sipas njoftimeve ka miratuar dërgimin e një pakoje të re ushtarake prej 500 milionë eurosh për Kievin.

Ministrat janë duke e diskutuar edhe pakon e 10-të të sanksioneve që do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm kundër Rusisë, megjithëse nuk priten vendime në takim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit