Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi pasditen e sotme në SPAK dosjen me padinë për 21 Janarin duke kërkuar rihetimin bazuar te prova e re që sipas tij ka dalë se më 21 Janar “ka pasur urdhër për të qëlluar me plumba luftarakë ndaj protestuesve”.
Autentike apo jo, duke iu përgjigjur Sali Berishës, Manja tha se këtë duhet ta thotë SPAK-u. Ministri kërkoi hetimin e plotë të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe të gjithë zinxhirit komandues të gardës në 21 Janar të 12 viteve më parë.